Loading…

Llojet e diabetit dhe si mund t’i mbani nën kontroll

  • 26/12/2021 | 14:46

Llojet e diabetit dhe si mund t’i mbani nën kontroll

Diabeti melitus, ose i njohur ndryshe si sëmundja e sheqerit, është sëmundja më e zakonshme në botë.Çfarë është diabeti?


Diabeti është shkatërrimi metabolik kronik i karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave, ku tipari kryesor është hiperglicemia, apo sheqeri i lartë i gjakut.

Sëmundja shfaqet atëherë kur qelizat-beta të pankreasit nuk prodhojnë mjaftueshëm insulin, ose kur muskujt, yndyrat dhe qelizat e mëlçisë nuk i përgjigjen insulinës së prodhuar.

Cilat janë simptomat e sëmundjes?

Shenjat dhe simptomat më të zakonshme janë urinimi i shpeshtë (veçanërisht natën), të ndjerit tepër etje, rritja e oreksit, humbja e peshës trupore, lodhje, mpirja e gishtave të duarve dhe të këmbëve, shikim jo i qartë, infeksione të shpeshta (veçanërisht në organet gjenitale), ngadalësim i shërimit të plagëve, dhimbje barku dhe të vjella.

Sa lloje të diabetit ekzistojnë?

Ka disa lloje të diabetit.

Më të shpeshta janë lloje të diabetit tip 1 ( i cili zakonisht shfaqet tek personat nën moshën 40 vjeçare), tip 2 (shfaqet tek personat me peshë të madhe trupore), diabeti gestacional (shfaqet gjatë shtatzënisë) dhe lloje të tjera specifike.

Cilët janë me tepër të rrezikuar nga sëmundja e diabetit?

Rritja e rrezikut të diabetit lidhet me moshën (sa më i moshuar të jetë pacienti aq më tepër është i rrezikuar), trashëgimia familjare, përkatësia etnike dhe stili i jetesës.

Tek tre faktorët e parë nuk mund të veprojmë, por mund t’a kontrollojmë stilin e jetesës.

Një faktor i madh i rrezikut të shfaqjes së diabetit tip 2 është shtimi i peshës trupore/ të ushqyerit së tepërmi, mungesa e aktiviteteve fizike, stresi mendor kronik, pirja e duhanit dhe përdorimi i disa ilaçeve.

Si diagnostikohet?

Diabeti diagnostikohet me analiza të thjeshta, përcaktohet niveli i sheqerit në gjak dhe niveli i hemoglobinës A1C.

A ekziston mundësia e parandalimit?

Kur flasim për diabetin, parandalimi luan një rol të rëndësishëm. Për fat të keq nuk ekziston parandalim për diabetin tip 1.

Masa parandaluese zakonisht mund të merren për diabetin tip2. Para së gjithash duhet të bëhet kujdes me ushqimin dhe të ruhet një peshë ideale të trupit.

Kjo do të thotë se duhet të konsumojmë më tepër fruta dhe perime, peshk, dhe më pak makarona, ushqime të shpejta dhe të yndyrshme.

Aktiviteti fizik duhet të jetë një ritual i përditshëm.

Psh: të ecurit shpejtë për 30 minuta çdo ditë, zvogëlon rrezikun e shfaqjes së diabetit tip 2 përreth 40%. Aktiviteti fizik i rregullt, përmirëson përdorimin e insulinës në trup, dhe ndikon në reduktimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë