Loading…

Lluka flet për ‘Kosovës së Re’: Nëse dështon financimi, shteti do të marrë 7.5 milionë euro dëmshpërblim

  • 12/07/2019 | 23:22

Lluka flet për ‘Kosovës së Re’: Nëse dështon financimi, shteti do të marrë 7.5 milionë euro dëmshpërblim

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, ka thënë se ende nuk dihet sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike nëse ndërtohet termocentrali “Kosova e Re”.


Lluka ka thënë se shtatori do të jetë muaji vendimtar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Ai ka thënë se nëse nuk sigurohet financimi nga Contour Global, Kosova do të merr një dëmshpërblim 7.5 milion euro për shkak të mos zbatimit të kësaj kontrate.

Lluka ka thënë në RTV Dukagjini se nëse Kosova nuk e miraton ndërtimin e këtij termocentrali, duhet të paguajë 19.6 milion euro pasi janë shpenzuar miliona euro për hulumtime e gjëra tjera.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka thënë se kompanisë duhet t’i sigurohet uji dhe qymyri për të funksionuar normalisht dhe për këtë garantues duhet të jetë Qeveria e Kosovës, pasi ndërmarrjet tona nuk kanë kapacitete për projekte kaq të mëdha.

Lluka ka thënë ende nuk dihet sa do të ketë ndikim në rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorë.

“Ne duhet të dimë sa do të jetë kosto e prodhimit të energjisë elektrike për megavat dhe tek pastaj mund të dimë ndikimin që do të ketë në çmim te konsumatori”, tha ai.

Ai ka thënë se shoqëria civile po e llogaritë si çmim tavan 80 dollar për megavat që është i gabuar, pasi ai nuk do të jetë çmim i blerjes së energjisë për 20 vitet e ardhshme.

“Në shtator mund të jemi në gjendje të dimë me saktësi çmimi i energjisë elektrike”, tha ndër të tjera Valdrin Lluka.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë