Loading…
Lluka: Projekti Kosova e re ofron energji bazë dhe siguri nacionale të furnizimit
  • 13/05/2019 | 17:40

Lluka: Projekti Kosova e re ofron energji bazë dhe siguri nacionale të furnizimit

Ndihma shtetërore (“State aid”) konsiderohet dhe pranohet si një mjet më se i nevojshëm për të siguruar mirëqenie dhe zhvillim ekonomik, transmeton Gazeta Metro.


Edhe pse në shumë vende ishte lejuar (sikurse së fundmi në Britani të Madhe), në Kosovë ‘ndihma shtetërore’ përdoret si argument nga shoqëria civile për të kundërshtuar termocentralin e ri, ani pse për projektin në fjalë nuk eshte konstatuar shkelje e rregullave te BE-se per ndihmën shtetërore.

Një numër argumentesh të përsëritura në kundërshtim të termocentralit të ri, janë publikuar së fundmi nga një numër organizatash civile kundër këtij projekti, që vendit pritet ti sjellë pavarësi energjetike dhe furnizim të rregullt me energji elektrike. Një nga këto argumente është edhe prezenca e elementeve të ndihmës shtetërore në projekt, ani pse sipas Ministrit Lluka projekti i Kosovës së Re nuk është në kundërshtim me këto rregulla.

Madje, një numër projektesh në Evropë, për të cilët fillimisht ishte thënë se janë në kundërshtim me këto rregulla, kanë gjetur mbeshtetjen e Komisionit Evropian, e cila ka vleresuar ndihmen shteterore ne keto projekte si te lejueshme. Këtu bënë pjesë edhe projekti I centralit nuklear në Britani të Madhe, Hinkley Point C.

‘Ndihma shtetërore klasifikohet e pranueshme për raste të caktuara. Në rastin e Kosovës po flasim për nje projekt qe ofron energji bazë dhe siguri nacionale të furnizimit me energji. Ndihma shtetërore ishte lejuar edhe në Angli’, kishte thënë Lluka gjatë interpelancës parlamentare në lidhje me themelimin e ndërmarrjes së re energjetike.

Bashkimi Evropian i konsideron te pranueshme rastet e ndihmës shtetërore, që bëhen në pajtim me prioritetet zhvillimore te shtetit përkates qe për qëllim kanë mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik te vendit. Me këte arsyetim, Komisioni Evropian e kishte mbështetur vendimin e Qeverisë Britaneze për të ofruar këtë ndihme shtetërore, pasi qe ky central nuklear do te siguronte furnizim te qëndrueshëm të energjisë për qytetarët e Britanise së Madhe.

Në këtë rast, Qeveria Britaneze kishte nënshkruar Marrëveshje për Blerje të Enërgjisë për 40 vitet e ardhshme, me çmim 97 Funte Britaneze (rreth 113 EUR), dhe kishte ofruar garancione shtetërore për të siguruar investimin, i cili më vonë ishte lejuar nga Komisioni Evropian. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë