Në një komunikatë dërguar mediave, Lobi Euro-Atlantik Shqipar, njofton gjithë shqiptarët kudo ndodhën në Botë, se janë duke u bërë përgaditjet për themelimin e Kuvendit.
Organizata Lobi Euoratlantik Shqiptar fton shqiptarët që të marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor që do të më mbahet me 17 dhjetor 2016, në Lorrah të Gjermanisë.
“Bëjmë thirrje gjithë mërgartës shqiptare, shoqata dhe organizata të ndryshme që veprojnë nëpër botë që t’i bashkohen Lobit Euroatlantik Shqiptar, të bëhen pjesë e organizimit më të madh shqiptar në Diasporë, Kuvendin Zgjedhor të Lobit. Mërgata Shqiptare ka nevojë për bashkim, në një kulm organizativ, në të cilën do të kultivohen vlerat kombëtare, ruajtja e gjuhës, edukimi dhe integrimi sa më i mirë i shqiptarëve në vendet ku jetojnë”, thuhet në komunikatë”.
Kjo organizatë e themeluar me 20 shkurt 2016, në Lorrah të Gjermanisë, deri me tani ka shtrirë degët e saja në Gjermani, Norvegji, Zvicër, Suedi, Austri dhe së fundi në Belgjikë./gazetametro.net