Loading…

Loja e radhës e Vucicit, thotë se po paketon librat në Presidencë pasi ‘do të jap dorëheqje’

  • 11/06/2026 | 10:54

Loja e radhës e Vucicit, thotë se po paketon librat në Presidencë pasi ‘do të jap dorëheqje’

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar dje se planifikon të japë dorëheqjen pas “tre ose katër muajsh, ndoshta edhe më herët”.


Gjatë një paraqitjeje në Radio Beograd, duke folur për datat e mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ai tha se kjo “nuk do të jetë befasi për askënd” dhe se nuk dëshiron të thotë se “po e shkurton mandatin, por po jep dorëheqje”, shkruan agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

“Kam filluar të paketoj librat në Presidencë. I kam pyetur miqtë se kush mund të pranojë 500 libra, ndërsa 1.200 librat që i kam marrë si dhuratë gjatë mandatit do t’ia dhuroj ndonjë institucioni, ende po mendoj se cilit”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.

Ai ka shtuar se çdo ditë mendon për kandidaturën e tij të mundshme për kryeministër, si edhe për kandidatin e ri për president nga radhët e pushtetit aktual.

“Ai do të jetë dikush më i përgjegjshëm, guxoj të them edhe më i arsimuar, më energjik dhe një njeri që e di çfarë është shteti. Sigurisht që do të jetë më i arsimuar se dy kandidatët e tyre, Vlladan Gjokiqi (rektori i Universitetit të Beogradit_ dhe Dejan Bodiroga (basketbollisti)”, ka thënë Vuçiqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë