Loading…

Loja e rrezikshme ‘Balena Blu’ mbërrin në Shqipëri, nëna shpëton vajzën 9-vjeçare

  • 07/06/2017 | 16:46

Loja e rrezikshme ‘Balena Blu’ mbërrin në Shqipëri, nëna shpëton vajzën 9-vjeçare

‘Balena Blu’ është loja e cila po qarkullon në të gjithë botën falë rrjeteve sociale e që ka lënë të vdekur 140 fëmijë në Rusi.


Kjo lojë konsiston në biseda që i ashtuquajturi ‘kuratori’ nis me fëmijët duke i kërkuar të presin veten me thikë, të gërvishtin veten, të zgjohen në prën 4:20 të mëngjesit e të shohin video të frikshme e në fund, ai i kërkon që të hidhen nga një pallat i lartë e të vrasin veten.

Kjo lojë ka qënë pjesë e diskutimeve në ‘Top Shoë Magazine’ ku një nga ekspertët e Interpolit, Artan Dashi tha se edhe vendi ynë, mes të tjerëve mund të jetë nën shënjestër duke paralajmëruar kështu institucionet përkatëse. Por, psikologia e shkollave Ornela Belba, e ftuar në panel, ka thënë se në fakt, në Shqipëri ka patur një rast të tillë.

Bëhet fjalë për një vajzë 9 vjeç e kontaktuar nga një kurator duke u përfshirë kështu në lojën e ‘Balena Blu’. Për fat të mirë, mamaja e pikasi në kohë sepse ishte informuar nga artikujt që publikohen në media” tha Belba. Shenjat që vihen re tek një fëmijë në raste të tilla janë: mbulojnë krahët që mos t’ju duken shenjat, dëgjojnë muzikë depresive, nuk i përkasin askujt për një ditë të tërë, zgjohen më herët se zakonisht etj.

Psikologia Silvana Loka gjithashtu paralajmëron prindërit duke thënë: “Kujdes, është një lojë që trazon psikikën e fëmijëve, gjumin, identitetin e tij. Janë 50 ditë dhe jo 2-3 ditë!”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë