Loading…

Lojë spiunësh: Vucic i pyeti pse e gjithë kjo, përgjigjet Ambasadori rus Kharchenko

  • 22/11/2019 | 10:58

Lojë spiunësh: Vucic i pyeti pse e gjithë kjo, përgjigjet Ambasadori rus Kharchenko

Ambasadori i Rusisë, Aleksandr Botsan-Kharchenko, sikur shefat e tij në Kremlin i la fajin të tjerëve për skandalin e tyre që ju dolën në shesh me emër e mbiemër të agjentit të GRU’së , nënkolonel Georgy Kleban duke korruptuar spiunin serb Z.B., transmeton Gazeta Metro.


Ambasadori i Rusisë, AleksandrBotsan-Kharchenko deklaroi se rekrutimi i pretenduar të zyrtarit serb nga agjenti rus nuk mund të dëmtoj marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vlerësoi se është provokim para takimit të zyrtarëve të nivelit më të lartë mes Serbisë e Rusisë.

“Në pritje të takimeve të rëndësishme, shfaqen disa provokime, diçka skandaloze, ne jemi mësuar me këto dhe i injorojmë e shkojmë përpara. Tregime të tilla skandaloze, përkatësisht dyshimi i korruptimit të ushtarakut serb nga ushtaraku rus, nuk mund të shkaktojnë ndonjë dëm marrëdhënieve mes nesh” ka thënë Botsan-Kharchenko për televizionin publik serb RTS.

Presidenti serb Vucic dje në mbrëmje ishte ankuar publikisht për këtë aferë spiunazhi dhe njoftoi se ata e kishin ditur dhe kishte një pyetje një për të: “Pse? Nuk e kuptoj logjikën pas gjithë kësaj”.

Pas gjithë kësaj Vucic kishte njoftuar publikun serb për skandalin dhe kishte shpalosur detaje ku sipas tij agjencitë e sigurisë së Serbisë kishin qenë vigjilente dhe ishin të njoftuar për aktivitetin e spiunit rus Georgy Kloban.

Vucic përkundër aferës përsëri ishte falënderues për ndihmën e Rusisë dhe nderimin e madh që i ishte bërë atij nga Presidenti Vladimir Putin dhe Rusia.

Vucic viziton Moskën në muajin dhjetor dhe do të pritet nga Presidenti Vladimir Putin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë