Loading…

Lojërat Mesdhetare 2026: Kosova aktivizohet edhe me futboll

  • 04/05/2026 | 19:10

Lojërat Mesdhetare 2026: Kosova aktivizohet edhe me futboll

Ditëve të fundit është raportuar se Kosova mund të mbetej jashtë garave të futbollit në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” që do të mbahen në Itali.


Por, tashmë kjo dilemë është hequr dhe kombëtarja U18 e vajzave do të marrë pjesë në këtë ngjarje madhore sportive.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Zëdhënësi i KOK-ut Kushtrim Krasniqi, dha detaje rreth pjesëmarrjes.

“Po, kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës. Në këto lojëra do të marrin pjesë diku 100 sportistë nga Kosova. Lista nuk është ende finale, por do të jenë diku 20 disiplina që do të marrin pjesë sportistët tanë”, deklaroi Krasniqi për Klankosova.tv.

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” do të zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator 2026 në Itali, duke mbledhur mbi 20 shtete pjesëmarrëse nga rajoni mesdhetar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë