Lojtarët e kombëtares së Anglisë do të lyejnë flokët me ngjyrë të bardhë nëse fitojnë Kampionatin Evropian.
Phil Foden është bërë biond para fillimit të turneut dhe ai tani ka bindur shokët e tij të skuadrës për të bërë të njëjtën gjë nëse ata fitojnë një trofe të madh këtë verë për herë të parë pas 55 vitesh, sjhkruan Sky Sports.
Vlen të potencohet se Anglia duhet të fitojë të martën për të përfunduar në krye të Grupit D.
Gareth Southgate u ka thënë lojtarëve të tij që të përqendrohen pas barazimit të së Premtes pa gola me Skocinë. Në një takim ekipi, ai theksoi fituesit e mëparshëm të Euros të cilët nuk kishin bërë një fillim perfekt.