Loading…

Lojtari i Interit shënon dhe feston ndaj ish-skuadrës së tij, Milanit

  • 07/11/2021 | 21:21

Lojtari i Interit shënon dhe feston ndaj ish-skuadrës së tij, Milanit

Interi ka kaluar në epërsi ndaj Milanit në derbin që po luhet në kuadër të javës së 12-të në Serie A.


Nerazzurët e filluan mjaftë mirë takimin, duke krijuar mundësinë për gol në minutën e nëntë.

Franck Kessie bëri një ndërhyrje të palejueshme në Hakan Calhanoglun, derisa gjyqtari bëri me shenjë në pikën e bardhë.

Pas një rishikimi nga VAR-i, u bë e ditur se ishte penallti dhe atë në gol e konvertoi pikërisht mesfushori turk që e fitoi atë.

Ky ishte goli i dytë i Calhanoglut, derisa ka edhe dy asistime në këtë sezon të Serie A-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë