Loading…

Lojtari i Maccabi e bën një gjest fantastik, shpëtoi mrekullisht lojtarin kundërshtarë nga një dëmtim serioz

  • 01/08/2021 | 21:58

Lojtari i Maccabi e bën një gjest fantastik, shpëtoi mrekullisht lojtarin kundërshtarë nga një dëmtim serioz

Mesfushori i Maccabi Haifas, Maor Levi arriti të shpëtojë kundërshtarin Nodar Kavtaradze nga dëmtimi i rëndë, pasi dyshja u përplasën të enjten mbrëma.


Haifa priti Dinamo Tbilisi në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, në ndeshjen e cila ishte e kthimit për këto dy skuadra.

Izraelitët hynë në lojë me një epërsi 2-1, pasi kishin mundur kundërshtarët e tyre gjeorgjianë një javë më parë, në garën e fundit të klubeve të UEFA-s.

Në fund, klubi izraelit ishte dukshëm më i mirë pasi fitoi me rezultat të thellë 5-2 dhe u kualifikua tutje me rezultat të përgjithshëm 7-2.

Megjithatë, në minutën e 68-të kur rezultati ishte ende 2-1, pati një rast shumë të veçantë, ku Kavtaradze i Tbilisit mund të lëndohej keq.

Gjatë një dueli në ajër në mes të Levit dhe Kavtaradzes, ky i fundit dukej se rrezohej keq me qafë dhe shpinë në tokë.

Por, për fat të mirë kundërshtari i tij e shpëtoi atë duke arritur të kapte mesfushorin në ajër dhe ta vendoste në tokë me lehtësi.

Ky gjest i Levit u duartrokit nga të gjithë të pranishmit në fushë, ndërsa kundërshtari i tij e falënderoi disa herë që nuk e lejoi të lëndohej.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë