Loading…

Lojtari i Milan raportohet se ka rinovuar kontratën me klubin edhe për pesë vite

  • 12/08/2022 | 12:05

Lojtari i Milan raportohet se ka rinovuar kontratën me klubin edhe për pesë vite

Qendërmbrojtësi i Milan, Fikayo Tomori, raportohet se do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me ‘Rossonerët’, pasi ka rënë dakord me drejtuesit e klubit, transmeton Gazeta Metro.


Milan vitin e kaluar bleu kartonin e futbollistit nga Chelsea për shumën e 29 milionë eurove dhe pasi luajti një rol kyç në suksesin e tyre në Serie A pritet të shpërblehet me një marrëveshje fitimprurëse.

Siç raporton mediumi anglez, The Times, ai ka arritur marrëveshje me klubin pasi negociatat u rritën këtë javë para fillimit të kampionatit italian.


Trajneri i Milanit, Stefano Pioli thuhet se kishte qenë i frikësuar nga interesimi i klubeve angleze dhe së bashku me drejtorin, Paolo Maldini kishin qenë një forcë shtytëse në nënshkrimin e Tomorit.

24-vjeçari me fanellën e kampionëve të Italisë është paraqitur në 62 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar edhe dy gola. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë