Loading…

Lojtari që i shënoj Kosovës, tregon bisedën me bashkëlojtarët para fillimit të lojës

  • 19/11/2019 | 00:02

Lojtari që i shënoj Kosovës, tregon bisedën me bashkëlojtarët para fillimit të lojës

Pas mikpritjes brilante të Kosovës nuk kanë munguar komentet pozitive nga lojtarët Anglez, pas Harry Maguire, është lojtari tjetër Mason Mount i cili ka thënë fjalë të mëdha për mikpritjen e Kosovës dhe bisedën që kanë pasur para fillimit të ndeshjes me bashkëlojtarët, transmeton gazeta Metro.


Ylli i ardhshëm i Kombëtares Angleze, ka komentuar rreth atmosferës brilante gjatë natës së mbrëmshme të krijuar nga mikpritja kosovare.

Ai ka thënë se kanë biseduar  me bashkëlojtarët para lojës për atmosferën që mbretëronte në stadium.

Ai gjithashtu ka përmendur atë që ka ndodhur në Bullgari dhe në Kosovë, ndryshim drastik në pritje. Gjithashtu ka përmendur ngritjen e flamurëve gjatë intonimit të himnit anglez, çka e ka impresionuar anglezin.

Ne mësuam shumë nga kjo atmosferë brilante, u shpreh ndër të tjera Mason Mount.

Kujtojmë se Kosova pësoi humbje 4:0 në ‘Fadil Vokrri’ por ishte mikpritja e hatashme që i është bërë Anglisë ajo çka pushtoi mediet botërore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë