Loading…

Lonergan: Kisha frikë të luaja kundër Xherdan Shaqirit, ai është magjistar i vogël

  • 02/08/2020 | 15:13

Lonergan: Kisha frikë të luaja kundër Xherdan Shaqirit, ai është magjistar i vogël

Portieri i Liverpoolit, Andy Lonergan, ka pranuar se ka pasur frikë të luante kundër futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqirit, transmeton Gazeta Metro.


Andy Lonergan iu bashkua Liverpoolit në gushtin e vitit të kaluar si portier i tretë, por që nuk pati mundësi të regjistronte ndonjë paraqitje.

36 vjeçari momentalisht është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me ‘Të Kuqtë’ ka skaduar me 1 gusht të këtij viti.

Ish portieri i Southamptonit së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘Liverpool Echo‘, ku ka folur për kohën e kaluar te kampioni anglez.

“Askush nuk më ka befasuar sepse të gjithë janë madhështorë” – tha fillimisht ish portieri i shumë skuadrave angleze.

Megjithatë, Andy Lonergan ka pranuar se ka pasur frikë të luante kundër futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqirit, i cili njihet si një futbollist me një të majtë mjaft të rrezikshme.

“Por, ai me të cilin nuk doja të përballesha ishte Shaqiri. Kur e godet ai topin, është në gjendje të bëjë çfarë të dojë me këmbën e tij të majtë. Kur luajmë pesë kundër pesë, gjithmonë them me vete ‘Të lutem rri në një ekip me mua’, sepse nëse është kundër teje, ai është magjistar i vogël me mënyrën sesi shënon” – ka deklaruar Lonergan. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë