Loading…

Lorik Cana vetëm për një natë arrin të mbledh dhjetëra mijëra euro për të prekurit nga tërmeti

  • 03/12/2019 | 20:41

Lorik Cana vetëm për një natë arrin të mbledh dhjetëra mijëra euro për të prekurit nga tërmeti

Ish- futbollisti dhe kapiteni i kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana, ndodhet në SHBA me një mision mjaft të veçantë.


Ai e kishte planikuar ndryshe vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, por pas tërmetit në Shqipëri, qëllimi i vizitës së tij ndryshoi.

Loriku po mbledh fonde të nevojshme për të prekurit e tërmetit në Shqiperi.

“Sigurisht ka pasur anulime të mbrëmjeve, por shoqatat kryesore kanë vazhduar të mbledhin njerëzit me të njëjtin simbol dhe amur, jo më në formë gëzimi për të festuar, por në formë mbështjeje. Dhe besoj ka qenë mënyra e duhur”, tha Lorik Cana për “Zërin e Amerikës”.

Ish-kapiteni tregoi gjithashtu se ka mbledhur, diku rreth 50-60 mijë dollarë, vetëm në mbrëmjen e parë.

“Dhe ne i kemi inkurajuar njerëzit që të vazhdojnë dhe të japin donacione në këto ditë dhe në javët në vijim aq sa munden”, tha ai.

Futbollisti Cana u bën thirrje të gjithë grumbulluesve të donacioneve, që të kenë shumë kujdes në menaxhimin e tyre.

Ai nuk beson se do të abuzohet me mjetet e grumbulluara, por preferon që të sigurohet se ato do të përfundojnë në duar të nevojtarëve.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë