Loading…

LSDM dhe BDI me thirrje për mbështetje të rrugës evropiane, ASH afër hyrjes në koalicionin qeverisës

  • 01/02/2023 | 21:07

LSDM dhe BDI me thirrje për mbështetje të rrugës evropiane, ASH afër hyrjes në koalicionin qeverisës

Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së mbrëmë njëzëri vendosi që të vazhdojnë negociatat me Aleancën për Shqiptarët për hyrjen e kësaj partie në koalicionin qeveritar.


Krahas Kryeministrit dhe liderit socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, në grupin negociator të LSDM-së do të jenë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Mile Zeçeviq, Ministri Ljupço Nikolovski dhe Koordinatori i Grupit Parlamentar, Jovan Mitreski.

“Është një hap përpara në zgjerimin e aleancës për mbështetje të anëtarësimit në BE me të gjitha reformat dhe diferencim I qartë nga dy partitë politike që janë kundër BE-së, VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës”, për stabilitet të domosdoshëm në këtë periudhë kyçe lidhur me ngjarjet globale, mundësi bashkëpunimi në nivel lokal për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve” – tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Ndërkohë, mesazhe për unitet të të gjithë qytetarëve në vend, siç njofton KlanM, dërgoi edhe lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.

“A është momenti tani më i rëndësishëm më vendimtari që t`i thërrasim njerëzit, të ulen partitë politike, le të gjejnë gjuhë të përbashkët. Po të njëjtën ta kërkojmë edhe tek bashkëqytetarët tanë, për shkak se ky front duhet të jetë I përbashkët, nuk mundemi ndaras të hyjmë në Evropë” – tha Ali Ahmeti.

Këto mesazhe, siç njofton KlanM, vijnë pas takimit të djeshëm Kovaçevski – Taravari për hyrjen e ASH-së në koalicionin qeveritar.

Dy liderët thanë se gati se në një vijë janë përcaktimet programore, kurse për çështjet kadrovike nuk është biseduar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë