Loading…

LSDM dhe partitë shqiptare zgjedhin kandidatin për kryetar të Kuvendit

  • 25/03/2017 | 08:21

LSDM dhe partitë shqiptare zgjedhin kandidatin për kryetar të Kuvendit

BDI, LSDM, Aleanca për Shqiptarët, dhe Lëvizja Besa, janë dakorduar që Talat Xhaferi të jetë kandidat i shumicës për postin, kryetar i kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.


“Pas analizave të brendshme, por edhe pas konsultimeve me partitë tjera politike, është vendosur që kandidat i BDI-së, por edhe i shumicës së re parlamentare për kryetar të kuvendit të jetë Talat Xhaferi”, tha Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së, raporton RTV21.

Nga VMRO DPMNE thonë se do të përmbahen nga komentet, deri sa kandidatura e Xhaferit të bëhet zyrtare. Por vet Talat Xhaferi, në emisionin Click Plus, deklaroi se asnjë prej partive maqedonase nuk kanë problem që kryetari i kuvendit të jetë shqiptar.

“Unë besoj, së paku nga të gjitha deklarimet publike që janë bërë edhe nga LSDM edhe nga VMRO… Ka pas pajtim të përgjithshëm që kushdo që të jetë pretendent për qeverinë e ardhshme me 1 gjë paraprakisht është pajtua, që bartës i funksionit parlament të jetë shqiptar. Domethënë, të dy subjekte pretedent për mandat janë pajtuar që të jenë nga subjektet shqiptare”, u shpreh Talat Xhaferi, BDI.

Talat Xhaferi fitoi dy mandate deri më tani si deputet në kuvendin e Republikës së Maqedonisë, por asnjërin prej mandateve nuk arriti ta përfundoj. Në vitin 2008 u ul për herë të parë në kuvend, por mandati i tij zgjati vetëm 3 vjet, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në vitin 2014 sërish fitoi mandatin që të jetë deputet, por sërish mandati i tij zgjati vetëm dy vjet.

Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për të hënën, kurse ende nuk është bërë e ditur se a do të jetë në rend të ditës edhe zgjedhja e kryetarit të ri të kuvendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë