Loading…

LSDM thotë se fitoi 51 mandate, aq sa VMRO PPMNE

  • 12/12/2016 | 13:13

LSDM thotë se fitoi 51 mandate, aq sa VMRO PPMNE

Në Maqedoni edhe pse kanë përfunduar zgjedhjet, dhe është publikuar numri i votave për secilën parti, ende mbetet e paqartë se nga sa deputetë kanë fituar dy partitë kryesore në vend.

VMRO DPMNE e Nikola Gruevskit ka fituar 452.709 vota, gjegjësisht 38.06 për qind, ndërsa LSDM e Zoran Zaevit 436.469 vota apo 36.69 për qind të votave në nivel vendi. Por këto përqindje ende nuk po përkthehen saktë në mandate për deputetë, transmeton gazetametro.net.

Ka pretendime të ndryshme, duke nisur me nga 50 deputetë për secilën nga dy partitë kryesore, 51 – 49, dhe 51 – 50.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk ka bërë ndarjen e mandateve, dhe kjo po lejon mundësinë për interperetime nga partitë.

LSDM e Zaevit po thotë se ata kanë vituar 51 vende në parlament, njejtë sikurse partia rivale VMRO DPMNE që gjithashtu ka fituar 51 vende.

Dallimi në mes të dy partive është 1,37 për qind ose 16,240 vota më shumë të fituara nga koalicioni i partisë qeveritare. Por, ky dallim i vogël në vota nuk dihet nëse do të mund të ndikojë që partia e kryeministrit Gruevski të marrë më shumë vende në parlament se sa parita e opozitarit Zaev.

Presidenti Gjorgje Ivanov sipas Kushtetutës është i obliguar në afat prej 10 ditëve, mandatin për përbërjen e qeverisë t’ia jep liderit të partisë që ka marrë më shumë vende të deputetëve.

Asociacioni civil “MOST” herët në mëngjes njoftoi se rezultati është tejet i ngushtë që të mund të thuhet se cila parti sa vendeve deputetësh do të fitoj ndërsa konferencë shtypi gjatë ditës paralajmëroi edhe KSHZ. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë