Loading…

Luan Krasniqi është boksieri që zbeh namin e madh të Wladimir Klitschkos (Video)

  • 29/04/2017 | 21:46

Luan Krasniqi është boksieri që zbeh namin e madh të Wladimir Klitschkos (Video)

Derisa sonte boksieri ukrainas Wladimir Klitschko është në qendër të vëmendjes në botën e sportit, për shkak të duelit më të madh të këtij viti që do ta zhvillojë ndaj britanikut Anthony Joshua, në të kaluarën Klitschko kishte pësuar humbje nga një shqiptar.


Ndër të paktat humbje që Wladimir Klitschko ka pësuar në karrierën e tij të boksit – atij amator dhe profesionist, – njërën nga humbjet ia kishte shkaktuar Luan Krasniqi.

Në vitin 1995, kur Krasniqi dhe Klitschko garonin në boksin amator të Gjermanisë, kishin zhvilluar një meç ndërmjet vete. Meçi mes tyre ishte zhvilluar në tre raunde dhe boksieri nga Juniku i Kosovës kishte arritur të triumfonte, pas vendimit unanim të gjyqtarëve, raporton Insajderi.

Klitschko, nga 68 lufta që ka zhvilluar në karrierën e tij profesioniste, ka humbur vetëm katër.

Krasniqi dhe Klitschko nuk u takuan asnjëherë në boksin profesionist, edhe pse një duel mes tyre ka mundur të ndodhte në vitin 2006, nëse paraprakisht Krasniqi do ta mposhte boksierin amerikan Lamon Brewster, i cili më pas u ndesh me Wladimir Klitschkon dhe e mposhti atë. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë