Prezantuesja e cila tash e sa kohë ka zhvilluar edhe karrierën e saj si këngëtare, Luana Vjollca, ka nënshkruar së fundmi kontratë me Sony Music.
Lajmin e gëzueshëm, Luana e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram përmes një fotografie, ku shfaqet duke pozuar në një veshje të zezë, shoqëruar me emrin dhe logon e kompanisë.
Prezantuesja e cila tash e sa kohë ka zhvilluar edhe karrierën e saj si këngëtare, Luana Vjollca, ka nënshkruar së fundmi kontratë me Sony Music.
Lajmin e gëzueshëm, Luana e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram përmes një fotografie, ku shfaqet duke pozuar në një veshje të zezë, shoqëruar me emrin dhe logon e kompanisë. Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve, shumë prej të cilëve e kanë uruar për kontratën e re.
View this post on Instagram
Luana përndryshe ka disa vite që është aktive në muzikë, me publikimin e projekteve të shumta muzikore, të cilat janë pritur relativisht mirë nga publiku.
Përveç muzikës, ajo është aktive edhe në televizion, me prezantimin e emisionit argëtues “Shiko kush luan”.