Loading…

Luana Vjollca sigurohet të theksojë gjoksin e mrekullueshëm në pozat e reja

  • 02/08/2022 | 21:34

Luana Vjollca sigurohet të theksojë gjoksin e mrekullueshëm në pozat e reja

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca mbetet ndër emrat më të komentuar në media rozë.


Ajo krahas një karriere të suksesshme si prezantuese prej kohësh ka provuare vetën edhe në muzikë dhe tashmë numëron disa projekte të suksesshme.

Megjithatë, biondina njihet edhe si një femër me linjat tërheqëse dhe një fizik të kompletuar që e ekspozon në secilën paraqitje që bën.

Për mbi dy milionë ndjekësit e saj në Instagram, Luana edhe së fundmi ka provokuar përmes disa imazheve të realizuara në bregdet.

E veshur në një fustan të zi me dekolte të hapur nën të cilin kishte një palë bikini me të njëjtën ngjyrë, Luana dukej e mahnitshme.

Me një pamje pa makijazh dhe flokët e gjata të valëzuara, prezantuesja duke në formë se kurrë më pare, ndërkohë të shumta ishin e komentet nga ana e fansave.

“Nuk mbulohet dielli me shoshë”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e imazheve.

Ndryshe, kujtojmë që së fundmi ajo ka lansuar një bashkëpunim ndërkombëtar me artistin, Rayvanny.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë