Edon Zhegrova ka asistuar në golin e parë të Lille kundër Toulouse, transmeton Gazeta Metro.
Anësori kosovar asistoi pas një harkimi nga këndi të ekzekutuar në mënyrë perfekte që pastaj e shfrytëzoi për mrekulli mbrojtësi, Alexsandro.
Ky është asistimi i pestë në 16 paraqitje në elitën e futbollit francez nga 23-vjeçari, i cili ka realizuar edhe një gol.
Zhegrova sot nuk luajti nga minuta e parë, teksa hyri në fushë në minutën e 70’të kur e zëvendësoi të rikthyerin nga dëmtimi Adam Ounas.
Ndryshe, Lille shënoi edhe një herë tjetër pak sekonda pa përfunduar takimi nëpërmjet Mohamed Bayo dhe kësisoj triumfoi me rezultat 0-2.
Skuadra e udhëhequr nga Paulo Fonseca tani ka kaluar në pozitën e pestë në renditjen tabelore me 49 pikë.
VIDEO e asistimit të Zhegrovës. /gazetametro.net