Loading…

Lucas Biglia drejt largimit nga Milani, këto janë skuadrat që kanë shprehur interesim për 33 vjeçarin

  • 14/01/2020 | 18:52

Lucas Biglia drejt largimit nga Milani, këto janë skuadrat që kanë shprehur interesim për 33 vjeçarin

Mesfushori i Milanit, Lucas Biglia, thuhet se është duke menduar largimin nga ‘San Siro’, me tri skuadra europiane që kanë shprehur interesim për të, transmeton Gazeta Metro.


Skuadrat angleze, Norwich City dhe Watford, kanë shprehur interesim për 33 vjeçarin, e garës për të së fundmi i është bashkuar edhe Celta Vigo.

Mediumi spanjoll ‘AS’ raporton se Celta Vigo është vendosur që të ‘luftojë’ me skuadrat angleze për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Argjentinës.

Lucas Biglia ishte njër nga emrat e mëdhenj që iu bashkua ‘Rossonerëve’ në verën e vitit 2017 nga Lazio për shumë prej 17 milionë eurove, por lëndimet kanë ulur dukshëm formën e tij.

Biglia, i cili ka zhvilluar 58 ndeshje me Argjentinën thuhet se iu është ofruar këtyre tri skuadrave nga përfaqësueseit e tij.

Mesfushori ka bërë 66 paraqitje me Milanin, por në këtë sezon ka regjistruar vetëm shtatë dhe largimi i tij duket se do ndodhë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë