Loading…

Lucien Favre favorit ta marrë drejtimin e Newcastle

  • 27/10/2021 | 20:11

Lucien Favre favorit ta marrë drejtimin e Newcastle

Ekipi anglez është ende në kërkim të një trajneri.

Newcastle nuk e ka nisur aspak mirë edicionin në Premier Ligë, pasi momentalisht ndodhet në pozitën e 19-të me vetëm katër pikë të grumbulluara, transmeton lajmi.net.

Pas formës së dobët, klubi vendosi të shkarkojë trajnerin Steve Bruce dhe tani kanë nisur kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas ‘Sport Bild’, Lucien Favre është favorit të marrë drejtimin e Newcastle.

Favre aktualisht është pa ekip që nga dhjetori i vitit 2020 kur u largua nga Borussia Dortmund.

Tekniku zvicran është i hapur të menaxhojë Newcastlen dhe mbetet të shihet nëse do të finalizohet marrëveshja mes dy palëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë