Loading…

Lufta e sanksioneve, SHBA godet të dashurën e Putinit

  • 03/08/2022 | 09:01

Lufta e sanksioneve, SHBA godet të dashurën e Putinit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar listën e radhës të personave të sanksionuar që kanë lidhje me Rusinë apo që sponsorizojnë makinerinë e saj të luftës.


Në daljen e fundit për shtyp, Departamenti i Thesarit bëri me dije se në listën e sanksioneve kësaj here u përfshinë 3 oligarkë rusë, 2 kompani dhe 4 individë të tjerë.

Mes personave të sanksionuar është dhe e dashura e presidentit rus Vladimir Putin, Alina Kabaeva.

Ish-gjimnastja olimpike për shumë kohë iu shpëtoi sanksioneve të perëndimit, por tashmë duket se përplasja është bërë dhe më e afërt.

Kabaeva mendohet se që prej nisjes së luftës në Ukrainë është strehuar në një vend të sigurt, madje pati dhe hipoteza se ajo qëndronte në një bunker bërthamor. /A2CNN

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë