Programi gjithnjë në rritje hapësinorë i Kinës planifikon të vendosë astronautë në Hënë para vitit 2030 dhe ta rrisë kapacitetin e stacioneve hapësinore në orbitë thanë zyrtarët kinezë të hënën, transmeton Gazeta Metro.
Lajmërimi i të hënës vjen si pasojë e një rivaliteti në rritje mes Kinës dhe SHBA’së për epërsi në misionet hapësinore, rivalitet që reflekton gjithashtu garën për influencë globale mes dy vendeve.
Sipas komentuesve rivaliteti mes dy vendeve kanë ngjallë kujtimet e rivalitetit të mëparshëm mes SHBA’së dhe Bashkimit Sovjetik mes viteve 1960 dhe 1970 të periudhës së Luftës së Ftohtë megjithatë konsiderohet se SHBA edhe në këtë garë hapësinore mbanë epërsinë, raporton The Associated Press.
SHBA ka për synim që të vendosë astronautë në Hënë në fund të vitit 2025 si pjesë e një misioni të rifreskuar hapësinorë e cila do të përkrahet dhe nga kompani private si SpaceX e Elon Musk dhe Blue Origin me investitorë Jeff Bezos.
Zëvendës drejtori i Agjencisë Hapësinore të Kinës ka konfirmuar objektivat e shpërfaqura nga mediat. Agjencia kineze gjithashtu prezantoi tre astronautët të cilëve iu është ngarkuar detyra e drejtimit të qendrës hapësinore kineze në orbitë.
Sipas zëvendës drejtorit kinez Lin Xiqiang Kina fillimisht po planifikon një qëndrimin të shkurtër mbi sipërfaqen lunare me një ekip njerëzorë të ndihmuar nga robotët./gazetametro.net