Loading…

Lufta me Iranin t’i humbi zgjedhjet? – Trump i palëkundur: Me gjasë po. E shtrenjtoi naftën. Po do ta nisja përsëri!

  • 04/11/2026 | 23:11

Lufta me Iranin t’i humbi zgjedhjet? – Trump i palëkundur: Me gjasë po. E shtrenjtoi naftën. Po do ta nisja përsëri!

Presidenti Amerikan Donald Trump ishte kritik dhe i sinqertë për faktorët që ndikuan në humbjen e rëndë në zgjedhjet e mes mandatit të tij me 3 nëntor. Ishte ekonomia kryesorja si faktor ku ndikoi edhe konflikti me regjimin islamist të Iranit, transmeton Gazeta Metro.


I pyetur të mërkurën nëse pajtohej me qëndrimin e zëvendësit të tij JD. Vance se një prje faktorëve ishte edhe lufta me Iranin kishte ndikim Trump tha se pajtohej por e theksoi nuk ishte i penduar me veprimin e tij në fakt dhe shtoi se do ta bënte përsëri se nuk ka zgjidhje tjetër logjike.

“Mendoj se është e saktë në masë të madhe pasi e shtrenjtoi naftën…njëkohësisht nëse do të më duhej ta bëja përsëri do të më duhej ta bëja pasi në afatgjatë është zgjidhja e vetme. S’mund të lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore”.

Është raportuar tashmë se një plan për rinisjen e fushatës së re ushtarake kundër tiranisë teokratike në Iran është e planifikuar si në SHBA dhe Izrael me kapacitetet në gatishmëri të plotë vetëm pritet një urdhër i tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë