Loading…
Lufta në Jemen: Sulmohet aeroporti në Arabinë Saudite me predhë balistike
  • 12/06/2019 | 19:05

Lufta në Jemen: Sulmohet aeroporti në Arabinë Saudite me predhë balistike

Rebelët Houthi nga Jemeni sulmuan me raketa aeroportin në jug perëndim të Arabisë Saudite 26 të plagosur, Arabia Saudite u hakmorr dhe goditi në rrethinën e Saana, kryeqytetin e Jemenit të kontrolluar nga kryengritësit, transmeton Gazeta Metro.


Sulmin e kanë konfirmuar të dy palët, Kolonel Turki al-Maliki deklaroi se mes viktimave janë dy fëmijë dhe tre gra. Aeroporti në qytetin Abha u godit sot herët në mëngjes.

Televizioni Al-Masirah TV, i kontrolluar nga rebelët Houthi nga Jemeni, lajmëroi sot se është goditur me predhë balistike.

Ky është incidenti i tretë që rebelët Houthi kanë shënjestër pika brenda Arabisë Saudite brenda një muaji. Ata sulmuan me fluturaken dron tubacionin e naftësjellës dhe një aeroport tjetër.

Kryengritja e Houthi mbështetet nga Irani e në vitin 2015 konflikti u përkeqësua kur Houthi pushtuan kryeqytetin Saana të Jemenit dhe e detyruan Presidentin e zgjedhur të ikë nga vendi.

Arabia Saudite e formoi koalicionin e tetë shteteve, suuni islame, që të luftojnë kundër Houthi rebelëve shiitë islamik. Princi i mbretërisë Saudite Khaled bin Salman ka thënë se sulmi është organizuar e urdhëruar nga Irani. Kjo është mohuar nga Houthi dhe Irani.

Lufta ka lënë 7 mijë të vdekur dhe 11 mijë të plagosur sipas OKB’së./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë