Ushtria dhe policia e rregullt e Serbisë, ka vrarë mbi 14.000 civilë, ndjekur 1.000.000 shqiptarë të tjerë, ka kryer gjenocid dhe pastrim etnik, ka djegur me themel qindra fshatra dhe qytete, ka dhunuar mbi 20.000 gra dhe femra,si dhe ka djegur mbi 120.000 shtëpi e pastaj ka zhdukur mijëra kufoma.
Lufta e fundit në Kosovë e viteve 1998-1999, mori shumë jetë të pafajshme njerëzish. Mijëra shqiptarë të kësaj treve mbetën të vrarë dhe të masakruar nga trupat paramilitare por dhe ato të rregullta të ushtrisë serbe. Ndërsa mendohet që mbi një mijë të tjerë vazhdojnë të cilësohen si të zhdukur pasi ende nuk dihet se ku mund t’u gjenden eshtrat, shkruan gazetametro.net.
Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, me ndihmën e ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe, serbët lokal plaçkitën dhe dogjën fshatrat dhe shtëpitë e shqiptarëve.
Gazeta metro ju sjell një video ku jepen pamje nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë ku shihen trupat ushtarake dhe paraushtarake serbe duke djegur dhe shkatërruar dhe plaçktur një fshat të tërë.
Kjo video u publikua nga një gazetar i huaj.
Krimet dhe terrori si në rastin e luftës së fundit në Kosovë, kërkojnë ende reflektim dhe ndjeshmëri./Gazetametro.net
https://www.youtube.com/watch?v=UztJaW1A2Uw