Loading…

Lufta në lindjen e mesme: FSHF njofton anulimin e miqësores mes Shqipërisë dhe ShBA’ve

  • 05/03/2026 | 17:01

Lufta në lindjen e mesme: FSHF njofton anulimin e miqësores mes Shqipërisë dhe ShBA’ve

Departamenti i Komunikimit në FSHF ka bërë me dije se ndeshja miqësore mes SHBA U-21 dhe Shqipërisë U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 30 mars në Antalia, Turqi, është anuluar.


Federata Amerikane e Futbollit ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se, për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për çështje sigurie, ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke e bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore.

Ndërkohë, FSHF po shqyrton mundësinë për të gjetur një kundërshtar tjetër për Kombëtaren U-21, për të zhvilluar një ndeshje miqësore në të njëjtën datë, më 30 mars.

Gjithashtu, Shqipëria U-21 ka të programuar të luajë testin e parë miqësor të marsit ndaj Japonisë U-21 më 27 mars në Antalia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë