Konflikti sirian është kthyer në një “kancer” në shkallë botërore, theksoi sot kreu i ardhshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres duke shprehur shpresën se Rusia dhe SHBA-ja do të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre për t’i dhënë fund luftës.
“Kjo luftë provokon jo vetëm vuajtjen e popullit sirian, por shkakton gjithashtu reagime të dhunshme që çojnë madje në disa raste në akte terroriste”, deklaroi ai në një intervistë ekskluzive për stacionin televiziv portugez SIC.
“Përballë këtij kërcënimi botëror, fuqitë e mëdha duhet të vendosin për t’i dhënë fund konfliktit, sepse pa mbështetje të jashtme, sirianët të vetëm nuk do të jenë në gjendje për të vazhduar përgjithmonë”, shtoi ai, transmeton atsh.
Portugezi, i cili do të pasojë më 1 janar koreano-jugorin, Ban Ki-moon, u shpreh i gatshëm të japë ndihmën e tij dhe të krijojë ura dhe mekanizma dialogu për të mundësuar përmirësimin e marrëdhënieve të mosbesimit.