Loading…
Lufta për mbijetesë: Fiton para duke marrë grushte në stomak
  • 14/03/2019 | 13:15

Lufta për mbijetesë: Fiton para duke marrë grushte në stomak

Një burrë kinez 48 vjeç i quajtur Xie Shuiping fiton para në rrugë duke marrë goditje në bark. Nga kjo mënyrë interesante e një lypsari, Shuiping fiton deri 2 e 300 euro në muaj, trasnmeton Gazeta Metro.


Është një punë vërtetë e pazakontë, por që atij i lejon jo vetëm të fitojë, por në të njëjtën kohë edhe të jetojë në mënyrë të qetë pa asnjë lloj problemi ekonomik.

Këtë punë ai e kryen më së shumti në një klub nate, por edhe në rrugë. Shpeshherë merr lëndime të rënda nga goditjet e shpeshta, dhe i duhet ta ndalojë aktivitetin për një kohë, për ta filluar pasi shërohet.

Kinezi Xie Shuiping është i papunë dhe kjo është mënyra e vetme sipas tij që të fitoj para.

“Unë nuk punoj asgjë! Në njëfarë mënyrë këto goditje që më japin kalimtarët e rastit, dhe njerëzit në klubet e natës janë puna ime”, ishte shprehur Xie./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë