Loading…

Luftanija më madhe amerikane ‘USS Gerald Ford’ mahnitë me manovrat e fundit

  • 08/11/2019 | 13:28

Luftanija më madhe amerikane ‘USS Gerald Ford’ mahnitë me manovrat e fundit

Aeroplanmbajtësja me e re e Marinës Amerikane, USS Gerald Ford është kthyer lundrimit në det kur përfundoi testet me sukses pas riparimeve në port. Ajo u xhirua duke prerë detin në manovrimin e kthesës me shpejtësi të lartë, transmeton Gazeta Metro.


Admirali Amerikan Jonathan Greenert, kreu i Operacioneve të Marinës e kishte quajtur kur ishte ndërtuar luftanija USS Gerald Ford: “Me të vërtetë një mrekulli e teknologjisë”.

USS Gerald Ford ka kapacitetin të kryej 25 % më shumë nisje të fluturakeve se aeroplanmbajtëset tjera amerikane, me 25 % më pak ekuipazh sesa tjerat po ashtu.

Marina e SHBA’ve e kishte llogaritur se do t’i ulnin koston e shpenzimeve operacionale për 4 miliardë dollarë në jetëgjatësinë 50 vjeçare.

USS Gerald Ford ju dorëzua Marinës së SHBA’ve në maj të 2017’s dhe që atëherë është anija luftarake më e madhe në botë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë