Loading…

Luftë në hije: Mossad pengoi disa sulme të iranianëve ndaj izraelitëve në Afrikë

  • 08/11/2021 | 18:15

Luftë në hije: Mossad pengoi disa sulme të iranianëve ndaj izraelitëve në Afrikë

Iran ka nisur një fushatë të dëmtimit të izraelitëve në det, duke shfrytëzuar sulme kibernetike dhe sulme jashtë vendit. Të dielën televizioni izraelit ka raportuar se agjencia e inteligjencës së Izraelit ka parandaluar disa sulme ndaj turistëve dhe sipërmarrësve izraelitë në së paku tre shtete afrikane, transmeton Gazeta Metro.


Televizioni izraelit Channel 12 ka raportuar se caqet e iranianëve ishin izraelitë që po vizitonin Tanzaninë, Senegalin dhe Ganën. Pesë të dyshuar për sulme janë arrestuar, të gjithë me pasaporta afrikane raportohet janë arrestuar.

Një luftë në hije ka që zhvillohet me dekada mes dy shteteve, por përpjekjet e iranianëve janë shtuar që nga nëntori i 2020’s, pasi atentatit të shkencëtarit kryesor bërthamor të Iranit, Mohsen Kakhrizadeh, siç supozohet nga agjentët e Mossad.

Irani ka akuzuar Mossad poshtu se ka sabotuar impiantet e tyre bërthamore në korrik të 2020’s si dhe në prill dhe qershor të këtij viti.

Mediat izraelite dhe ndërkombëtare kanë raportuar po ashtu kanë raportuar se agjencitë e inteligjencës së Izraelit kanë asistuar në vrasjen e shefit të Quds Forcës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Qasem Soleimani në janar të 2020’s.

Në fillim të muajit tetor disa zyrtarë të izraelit kanë akuzuar Teheranin se kanë tentuar të vrasin biznesmenë izraelitë në Qipro.

Agjencitë e Iranit dhe Turqisë kanë raportuar se kanë thyer disa rrjete të Mossad në Turqi duke arrestuar në tetor mbi dhjetë asete të Mossad, të gjithë arabë nga Palestina dhe Siria.

Agjencitë izraelite të inteligjencës kanë paralajmëruar se republika islamike do të vazhdojë të shënjestrojë izraelitë aty ku besojnë se ka më pak siguri, apo deri në momentin që mendojnë se kanë arritur një hakmarrje të mjaftueshme dhe parandalim të sulmeve izraelite ndaj Iranit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë