Sipas raporteve të mediave amerikane do të jetë agjenti sekret i CIA që do të udhëheqë ekipin që do të hetojë sulmet me një armë misterioze me valë radiosh ndaj spiunëve dhe diplomatëve amerikanë së pari në Havana të Kubës, e së fundi në Vjenë, transmeton Gazeta Metro.
Asnjë shkaktar definitiv nuk është përcaktuar që prej se u njoftuar për rastet e para në kryeqytetin e Kubës, ku ishin njoftuar për raste të çuditshme të sëmurjes së personelit të ambasadës amerikane në vitin 2016.
Gazeta amerikane The Wall Street Journal ka raportuar së pari se Drejtori i CIA’s William Burns ka zgjedhur agjentin sekret që udhëhoqi kërkimin për krye terroristin Usama Bin Laden për të udhëhequr task forcën që do të hetoj shkaktarin e quajtur ‘Sindromi i Havanës’, që ka nxitur vështirësi në aftësinë e kuptimit madje edhe dëmtim të trurit në shumë spiunë dhe diplomatë amerikanë jashtë vendit.
Ky individ tani do të udhëheqë task forcën që së pari u formua në dhjetor të vitit të kaluar pasi një panel i shkencëtarëve nga akademitë kombëtare të shkencave amerikane kanë identifikuar “energjinë e drejtuar, radio frekuencë të pulsuar’ si shkaktari më i mundshëm i ‘Havana Sindromit’ – që ju vë ai emër pasi simptomat së pari u raportuan nga diplomatë në ambasadën amerikane në kryeqytetin kuban në vitin 2016.
Deri në muajin maj të këtij viti së paku 130 raste të pashpjeguara të marramendjes, rraskapitjeve, të përzierave, ankthit, vështirësi kuptimi, humbje e kujtesës madje edhe dëmtim të trurit janë duke u hetuar, raste të shtuara nga dhjetëra sa ishin në raportuar vitin e kaluar. Megjithatë, asnjë rast nuk është përfunduar. Rastet më të fundit që janë raportuar ishin javën e kaluar në ambasadën amerikane në Vjenë, për të cilat kishte njoftuar Departamenti i Shtetit se po i heton.
Vjena me shekuj ka qenë qendra për spiunazh dhe diplomaci dhe një arenë për veprimtari klandestine të spiunëve kundër spiunëve gjatë luftës së ftohtë. Sot është vendi i bisedimeve indirekte mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të negociuar po aty më 2015’n.
Task Forca e CIA’s, e përbërë nga analistë të inteligjencës, oficerë klandestinë që do të mbledhin informacion nga terreni do të hetojnë po ashtu nëse një individ apo grup është prapa sulmeve ka raportuar gazeta tjetër amerikane The Washington Post.
Disa ish zyrtarë dhe zyrtarë që janë në shërbim i kanë thënë gazetës se ata dyshojnë në qeverinë ruse, megjithëse Moska e ka mohuar çfarëdo përfshirje dhe inteligjenca e CIA’s nuk ka arritur të konfirmoj me siguri përgjegjësinë e tyre.
William Burns që është emëruar në krye të CIA’s në muajin mars, ka përcaktuar rastin e oficerëve e CIA’së të prekur nga ‘Sindromi Havana’ si prioritetin më të lartë dhe ka vizituar disa prej rasteve më të rënda që po trajtohen në qendrën ushtarake kombëtare amerikane Walter Reed në shtetin e Maryland./gazetametro.net