Loading…
Lufti Haziri dhuron banesë për nder të Pavarësisë
  • 16/02/2019 | 23:36

Lufti Haziri dhuron banesë për nder të Pavarësisë

Një ditë para  11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dhuruar çelësat e banesës së re një nënë vetëushqyese, transmeton Gazeta Metro.


“Jam i lumtur që në prag të 11 vjetorit te Pavaresisë, e kemi bërë me banesë të re familjen e Qefsere Dakut, në kuadër të aksionit “Pak nga ne, shumë për ata”. Është nënë vetushqyese, e cila po e rritë një djalë. Ndihem shumë mirë që kjo familje tash më nuk e ka problemin e banimit”, ka thënë Haziri pasi i dhuroi çelësat kësaj familjeje

Haziri ka falënderuar organizatën “Jetimat e Ballkanit” për donacionin, duke iu bashkanngjitur kështu aksionit të madh të Komunës “Pak nga ne, shumë për ata”.

Pas mbrëmjes humanitare të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Haziri për banim social në tetorin e vitit 2014, numri i familjeve që janë bërë me kulm mbi kokë e ka kaluar shifrën 100, janë rinovuar 50 shtëpi, shtatë të tjera janë në proces, përderisa Komuna po ua paguan qiratë 50 familjeve me gjendje të rëndë sociale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë