Loading…

Luftime në Bejrut: 6 viktima në protestën e Hezbollah kundër hetimit të shpërthimit në port

  • 14/10/2021 | 14:32

Luftime në Bejrut: 6 viktima në protestën e Hezbollah kundër hetimit të shpërthimit në port

Të shtëna dhe të vdekur raportohet të kenë ndodhur në Bejrut në protestën e nxitur nga organizata terroriste Hezbollah kundër gjykatësit në krye të hetimit të shpërthimit në portin e Bejrut ku vdiqën qindra libanezë, transmeton Gazeta Metro.


Së paku gjashtë të vdekur dhjetëra të plagosur pas të shtënave në protestën e mbështetësve të Hezbollah kundër Tarek Biftar, gjykatësi që po heton shpërthimin në portin e Bejrut. E gjitha kjo plasi para Pallatit të Drejtësisë në Bejrut të enjten, derisa tensioni rreth hetimit po rritet.

Sipas medias së Hezbollah Al-Manar News, protesta kishte për qëllim “përjashtimin e politizimit të hetimit në krimin e shpërthimit në portin e Bejrut dhe dënimit të vendimeve të Gjykatësit Tarek Biftar dhe ndërhyrjeve amerikane”.

Ushtria e Libanit ka dërguar përforcime dhe ka njoftuar se do të qëlloj ndaj kujtdo që kapet duke qëlluar me armë dhe ka kërkuar që civilët të largohen nga rrugët.

Ky incident ndodhi në mes të akteve të dhunës sektare në kur Hezbollah dhe aleatët e tyre po pengojnë hetimin e Bitar, duke përdorë si shkas gjoja animin e gjykatësin që po punon për synime politike.

Gjykata e Libanit të enjten ka hedhur poshtë ankesën e fundit ligjore ndaj Bitar, duke e lejuar të vazhdoj hetimin, sipas dokumenteve të gjykatës.

Ishte urdhërarresti ndaj deputetit libanez Ali Hassan Khalil, aleat i Hezbollah, që kishte dorëzuar ankesë ndaj hetuesit kryesor që u hodh poshtë.

Burime brenda Hezbollah dhe lëvizjes Marada i kanë thënë Al-Jadeed TV News nga Libani se Bitar po përgatitej të akuzonte organizatën terroriste drejtpërdrejtë për shpërthimin. Ata kanë kërcënuar se nëse Bitar nuk largohet, ata do ta braktisin qeverinë dhe jo vetëm kaq. Hassan Nasrallah, kreu i Hezbollah ka thënë të hënën se janë gati edhe për të tjera gjëra./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë