Loading…

Luftimi i pandemisë: Spitaleve të Kosovës u shtohen edhe 200 mjekë dhe 375 staf mbështetës

  • 27/10/2020 | 12:55

Luftimi i pandemisë: Spitaleve të Kosovës u shtohen edhe 200 mjekë dhe 375 staf mbështetës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se spitaleve të Kosovës do t’u shtohen edhe 200 mjekë si dhe 375 staf mbështetës të fushave të ndryshme, shkruan Gazeta Metro.


Zemaj pas rritjes së rasteve me koronavirus ka thënë se janë dy elemente të përgaditjes, shtimi i mbikqyrjes dhe respektimi i masave. E për këto të fundit, tha se kush nuk u përmbahet pritet të dënohet.

“Tashmë kur po hyjmë në një fazë të re të përgjegjësisë, pres nga secili përgjegjës që të jetë në nivelin e duhur, rritmi i punës nuk do të ulet, puna do të vazhdoj me përkushtim të shtuar. Kemi shtuar edhe 200 mjekë si dhe 375 staf mbështetës të fushave të ndryshme, ndërsa në specializime edhe rreth 1500 mjekë të tjerë”, ka shkruar Zemaj ndër të tjrash në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Kam takuar drejtorët e spitaleve të përgjithshme si dhe të ShSKUK-së, për t’u njohur me gjendjen e spitaleve si dhe përgatitjet për situatën epidemiologjike. Tash për tash, situata në spitalet tona është stabile, por, jemi të vëmendshëm.

Përkujdesja shëndetësore nuk guxon të mungojë, për shkak të virusit. Asnjë kufizim i trajtimit të pacientëve nuk mund të bëhet në spitale e as QKUK.

Spitalet e përgjithshme në asnjë moment nuk mund ta ngarkojnë QKUK-në, duke udhëzuar rastet. Pacientët që mund të marrin trajtimin e duhur në spitalet rajonale, duhet të mbesin aty.

Llogaridhënia me transparencën janë të pandashme në punën tonë ditore, ky është edhe detyrimi i secilit menaxher e drejtues në sektorin publik.

Tashmë kur po hyjmë në një fazë të re të përgjegjësisë, pres nga secili përgjegjës që të jetë në nivelin e duhur, rritmi i punës nuk do të ulet, puna do të vazhdoj me përkushtim të shtuar.

Kemi shtuar edhe 200 mjekë si dhe 375 staf mbështetës të fushave të ndryshme, ndërsa në specializime edhe rreth 1500 mjekë të tjerë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë