Loading…

“Luftova për Kosovën, por më duhet të shkojë në Kroaci për të siguruar bukën e gojës”

  • 20/03/2019 | 16:44

“Luftova për Kosovën, por më duhet të shkojë në Kroaci për të siguruar bukën e gojës”

Ish luftëtari i UÇK-së, tashmë veteran, Arben Doçi, 40 vjeçar nga Klina është duke u ndjerë i zhgënjyer me gjendjen e keqe në të cilën gjenden sot veteranët e luftës (përfshirë dhe veten e tij), 20 vjet pas lufte, transmeton Gazeta Metro,

Doçi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është duke e marrë pagën e veteranit prej 170 euro, mirëpo nuk mjafton për t’ia siguruar një jetë më të mirë familjes së tij.

Veterani i UÇK-së, i cili ka vepruar në stacionin “Shigjeta” në zonën e Pashtrikut në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm, theksoi se ka punuar më herët në sigurim, mirëpo me ligjin e veteranëve nuk ka të drejtë të punojë punë tjetër.

“Kam punuar në sigurim, por na ndaluan me këtë ligjin e veteranëve. E tash punoj aty – këtu diçka fizikisht. E marr pagën e veteranit 170 euro. Jam i martuar, i kam katër vajza. Gruaja nuk më punon. Vajzën më të vogël e kam pesë vjeçare dhe më të madhen e kam 16 vjeçare”, rrëfen ai.

Ai shprehu shqetësimin e tij me jetën që është duke e zhvilluar në Kosovë, sa që ka vendosur që të shkojë në Kroaci, për të punuar dhe për t’ua siguruar një mirëqenie më të mirë vajzave dhe gruas së tij. Doçi thotë se ikja e veteranëve nga Kosova është një luftë speciale që po iu bëhet, nga ‘bashkëluftëtarët’, të cilët janë në pushtet pasi nuk përkojnë me interesat e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë