Loading…

Luiz Ejlli kalon në përmasa ndërkombëtare, i vjen mbështetja nga fituesi i ‘Big Brother’ në Kanada që e përmendi në lojë

  • 15/03/2023 | 12:18

Luiz Ejlli kalon në përmasa ndërkombëtare, i vjen mbështetja nga fituesi i ‘Big Brother’ në Kanada që e përmendi në lojë

Fituesi i Big Brother në Kanada, Kevin Jacobs, ka komentuar lojën e Luiz Ejllit në Big Brother Vip Albania 2, shkruan Gazeta Metro.


Mbrëmë Luiz Ejlli bëri një strategji të pa parë deri më tani në Big Brother Albania. Ai i kishte futur në tualet 2 konkurrentë, Kristin dhe Armaldon, që t’i nxjerrë në nominim.

Pasi u nominuan me zarf të zi nga produksioni, Luizi tha se këtë lojë e ka ndjekur në Big Brother Kanada, derisa shumë herë e ka përmendur Kevin Jacobs si inspirim të tij për lojën në Big Brother.

Ndërkaq pas zhvillimeve të djeshme, ka reaguar pikërisht fituesi i Big Brother në Kanda, Kevin Jacobs.

Ai ka kërkuar sa më shumë klipe të Luizit në Big Brother, derisa ka thënë se Ejlli e ka studiuar lojën e tij.

“Luiz ejlli po dominon Big Brother Vip Albania dhe po më dërgon dashuri në rrugën time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë