Loading…

Luizi i premton Kiarës: Do të të puth sapo të dalim nga këtu

  • 27/01/2023 | 15:03

Luizi i premton Kiarës: Do të të puth sapo të dalim nga këtu

Mbrëmë banorët e BBVA kanë bërë provat e tyre për sfidën e javës.


Pas përfundimit të provave, Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer përsëri disa fjalë pas debatit të djeshëm.

Por, përkundër se gjatë ditës të dy kanë debatuar rreth asaj se Luizi po i bën presion Kiarës për ta puthur, kur kjo e fundit ka thënë se i duhet hapësirë dhe kohë, pas provave të dy kanë shkëmbyer fjalë të mira mes vete.

Luizi i është afruar sërish Kiarës, por i ka thënë se nuk do ta puth, pasi që ajo ka kërkuar hapësirë dhe kohë, ku Luizi e kishte ngacmuar duke i thënë se do të lë të qetë deri sa të dalim jashtë.

Ai i ka thënë Kiarës se do ta puth sapo të dal jashtë.

“Sapo të dalim. Më beso, këtu brenda do të lë të qetë, por sapo të shkel këmba jashtë kësaj dere, për Zotin. Po të them, se nuk të kam premtuar asgjë por tani po të them e ke të sigurt këtë gjë”, i ka thënë Luizi-Kiarës, derisa kjo e fundit po qeshte.

“Pse thua?”, pyeti Kiara-Luizin.

“Sepse është bërë shumë, një muaj tani kam duruar”, ka deklaruar Luizi duke qeshur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë