Loading…

Lukaku: Fitoren ia dedikoj Eriksenit

  • 13/06/2021 | 12:25

Lukaku: Fitoren ia dedikoj Eriksenit

Kombëtarja e Belgjikës e ka mposhtur mbrëmë Rusinë me rezultat 3-0.


Progonisti kryesor i kësaj ndeshje ishte, Romelu Lukaku që realizoi dy gola në min e 10’ dhe 88’, raporton lajmi.net.

Pas ndeshjes Lukalu foli në një konferencë shtypi ku tha:

“Jam vërtet i lumtur me fitoren, por për mua ishte e vështirë të luaja, mendja ime ishte me shokun tim të skuadrës Christian Eriksen. Shpresoj se ai është i shëndetshëm dhe këtë fitore ia kushtoj atij ”.

“Kam qarë shumë, u frikësova padyshim, kemi jetuar momente të forta së bashku në katër vjet e gjysmë, unë kam kaluar më shumë kohë me të sesa me familjen time, mendimet e mia janë me të, dy fëmijët e tij dhe familjen e tij “.

Eriksen u shtri pa ndjenja në fushë mbrëmë në ndeshjen kundër Finlandës, por fatmirësisht gjendja e tij tashmë është stabile.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë