Loading…

Lukaku ngacmon Zlatan pasi Inter fitoi titullin: Zoti kurorëzoi mbretin, përkulu tani

  • 03/05/2021 | 20:00

Lukaku ngacmon Zlatan pasi Inter fitoi titullin: Zoti kurorëzoi mbretin, përkulu tani

Romelu Lukaku talli Zlatan Ibrahimovic me të cilin është në zënkë që nga derbi mes Inter Milano dhe AC Milano ku gati nuk u rrahën. Sulmuesi belg shkroi në Twitter ku lëshoi një thumb indirekt për sulmuesin suedez, transmeton Gazeta Metro.


Inter Milano ja doli të fitoj titullin kampion katër ndeshje para fundit të sezonit dhe vet Lukaku doli të festonte me tifozët në qytet.

Lukaku pati një sezon shumë të mirë pas këmbënguljes së trajnerit Antonio Conte për ta sjellë nga Manchester United. Ata rrëzuan nga maja e futbollit italian Juventus pas 9 vite dominim.

Lukaku nuk u durua të lëshoj një thumb drejt Zlatan Ibrahimovic duke ndezur zjarrin edhe njëherë me sulmuesin suedez.

“Zoti i vërtetë ka kurorëzuar mbretin! Tani përkulu para Mbretit të Milanos” ka shkruar në Twitter Lukaku./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë