Loading…

Lukaku një hap larg Fenerbahçes, belgu ka dhënë aprovimin

  • 10/08/2026 | 23:12

Lukaku një hap larg Fenerbahçes, belgu ka dhënë aprovimin

Romelu Lukaku mund të jetë shumë afër një aventure të re në futbollin turk, pasi Fenerbahçe ka ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e tij.


Klubi nga Stambolli ka paraqitur ofertë prej 6 milionë eurosh për Napolin, ndërsa sulmuesi belg tashmë ka dhënë dritën jeshile për kushtet personale të kontratës, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Marrëveshja mes Lukakut dhe Fenerbahçes duket se është pranë finalizimit, ndërsa tani vëmendja është te negociatat mes dy klubeve për të mbyllur transferimin.

Fenerbahçe e sheh 32-vjeçarin si një përforcim të rëndësishëm për repartin e sulmit dhe po punon për ta kompletuar marrëveshjen në ditët në vijim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë