Loading…

“Lukashenko i Amerikës”: Kush është Daniel Ortega, presidenti që nuk i bëhet vonë për askënd

  • 24/06/2021 | 11:14

“Lukashenko i Amerikës”: Kush është Daniel Ortega, presidenti që nuk i bëhet vonë për askënd

Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, ka filluar t’i ngjajë me qëndrime homologut të tij nga një shtet që ndodhet mijëra kilometra larg vendit të tij – Aleksander Lukashenkos së Bjellorusisë.


Ortega tha të mërkurën se sanksionet nuk do ta ndalnin qeverinë e tij dhe u zotua se nuk do t’i lirojë kundërshtarët politikë të akuzuar për krime, pavarësisht shtimit të presionit ndërkombëtar që t’i jepet fund shtypjes para zgjedhjeve të nëntorit.

Qeveria e Ortegas ka arrestuar së paku 15 kundërshtarë politikë në javët e fundit, përfshirë pesë kandidatë për president, disa muaj para zgjedhjeve në të cilat lideri me kohë të gjatë në pushtet do të garojë për ta fituar mandatin e katërt me radhë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Armiqtë e revolucionit, armiqtë e popullit, po bërtasin duke thënë se si është e mundshme që janë ndaluar, si është e mundshme që janë burgosur, si është e mundshme që po ndiqen penalisht”, tha Ortega gjatë një fjalimi të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.

Ai pretendoi se autoritetet po arrestojnë dhe po ndjekin penalisht kriminelë që ishin duke organizuar një puç kundër tij. “Është absurde t’i lirosh ata. Gjithçka që po bëjmë, po e bëjmë përmes librit”, tha Ortega, duke shtuar se pasuria e kundërshtarëve, për të cilët thanë se janë nga “shoqëria e lartë”, nuk i bën ata të paprekshëm.

Ortega i përmendi ndalimin e separatistëve katalonas nga Spanja dhe ndalimin e protestuesve në Capitol nga Shtetet e Bashkuara për të thënë se është hipokrizi që këto shtete t’i kërkojnë Nikaraguas që t’i lirojë të burgosurit e saj.

“Ata janë në gjunjë duke u kërkuar sanksione, duke u përgjëruar për sanksione. Ata mendojnë se sanksionet do ta ndalin Nikaraguan. Nikaragua ka kaluar nëpër kohë shumë më të vështira”, tha presidenti i shtetit që shtrihet në Amerikën Qendrore, mes Hondurasit në veri e Kosta Rikës në jug, me dalje në Detin e Karaibeve në lindje e në Oqeanin Paqësor në perëndim.

Ortega i akuzoi Shtetet e Bashkuara se po mundohen t’i rrëzojnë nga pushteti qeveritë progresiste dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund atij që e quajti “kapitalizëm i egër”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë