Loading…

Luksi i Qeverisë Kurti: Të shtunën mbledhjen do ta mbajnë në Prevallë

  • 28/02/2020 | 16:53

Luksi i Qeverisë Kurti: Të shtunën mbledhjen do ta mbajnë në Prevallë

Bjeshkët e Sharrit janë destinacioni i radhës i Qeverisë Kurti, në Prevallë do të mbahet mbledhja e radhës e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Vet Kurti paralajmëroi stafin e ministrave që për ditën e nesërme (e shtune) mos të planifikojnë ndonjë gjë, por ta kenë të lirë sepse gjatë tërë ditës do të ketë një mbledhje të gjatë ku do të harmonizohet plani qeverisës.

Por, mësohet se mbledhja e radhës do të jetë larg nga objekti i Qeverisë në Prishtinë, i gjithë stafi dhe ministrat do të barten në Prevallë për ta mbajtur këtë mbledhje të radhës.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri Haki Abazi, i cila tha se mbledhja do të fillon nga ora 7 e mëngjesit në një restorant të Prevallës.

“Nga ora 7 e mëngjesit deri në mesnatë do të mbahet mbledhja e gjithë kabinetit të kryeministrit Albin Kurti”, tha Abazi për Infokusin, duke mos bërë të ditur se sa persona do të marrin pjesë në këtë takim.

E gjithë kjo mbledhje do të mbahet për të harmonizuar programin qeverisës së koalicioni VV-LDK dhe shumë projekte të tjera që kjo Qeveri synon t’i implementon gjatë udhëheqjes me Kosovën.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë