Loading…

Lulëzon në oborrin e secilit: Kjo lule ndihmon në luftën kundër disa sëmundjeve

  • 09/04/2020 | 12:00

Lulëzon në oborrin e secilit: Kjo lule ndihmon në luftën kundër disa sëmundjeve

Në të gjithë vendet e botës kjo lule është simbol kundër tumorit, por tani shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se kjo lule që lulëzon në oborre, mund të luaj një rol të rëndësishëm kundër luftës ndaj kësaj sëmundje. Bëhet fjalë për lulen e quajtur ‘Narcis’, shkruan Gazeta Metro.


Pra, një studim i kryer në universitetin belg “Université Libre de Bruxelles” sugjeroi që alkaloidët nga narcis mund të bllokonin prodhimin e proteinave që tumoret përdorin për t’u rritur më shumë.

Bëhet fjalë për alkaloid hemanthamine, një molekulë terapeutike me origjinë natyrore. Grupi i molekulave të tilla përfshin morfin, kininë dhe ephedrin. Ky alkaloid stimulon stabilizimin e proteinave, dhe nëse hulumtimet e mëtejshme e gjejnë atë, mund të eliminojnë qelizat tumorale duke i lidhur ato me ribozomet që janë përgjegjës për sintezën e proteinave.

Shkencëtarët vetë thonë se ky zbulim është i mrekullueshëm, por nëse ju vjen në mendje që të përpiqeni të përdorni narcis për qëllime shëndetësore, mendoni përsëri, nëse e merrni dhe e hani bishtin e saj, atëherë do të keni skuqje dhe marramendje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë