Loading…

Luljeta Aliu: Dhuna ekonomike nuk po trajtohet nga prokuroritë, e lidhë me rastin e saj

  • 07/12/2019 | 15:01

Luljeta Aliu: Dhuna ekonomike nuk po trajtohet nga prokuroritë, e lidhë me rastin e saj

Analistja e njohur, Luljeta Aliu ka shkruar përsëri në lidhje me akuzat e saj ndaj ish-burrit të saj, Bekim Krasniqi, pasi ky i fundit ka marrë kursimet e vajzave të saj nga llogaria bankare, shkruan Gazeta Metro.

Aliu ka shkruar se lënda e saj e cila është një dhunë ekonomike, nuk po trajtohet nga prokuroritë e Kosovës.

Sipas saj, dhuna ekonomike duhet ta trajtojë fenomenin e abuzimit financiar ne martesë në kuadër të nenit 248, dhuna ekonomike, të Kodit Penal.

Reagimi i plotë i Aliut në Facebook:

(MOS)TRAJTIMI I DHUNËS EKONOMIKE NGA PROKURORITË

Kodi Penal, neni 248 e përcakton dhunën ekonomike si vepër penale të dhunës në familje. Si dhunë ekonomike cilësohet abuzimi financiar në martesë përmes fshehjes së pasurisë, tjetërsimit të pronës, mashtrimit të qëllimshëm për përfitim ekonomik personal, mohimi i qasjes në të mirat financiare bashkëshortore, pengimi për të punuar, ndryshimi me vetëdije i të ardhurave me qëllim të uljes së shumës për mbajtje financiare.

Prokuroria duhet të fillojë ta trajtojë fenomenin e abuzimit financiar ne martesë në kuadër të nenit 248, dhuna ekonomike, të Kodit Penal.

Fatkeqësisht, për shkak të një praktike gjyqësore të gabuar, joprofesionale dhe diskriminuese ndaj grave, deri më tani prokuroritë nuk i kanë hetuar këto raste. Si pasojë, dëmi material dhe shpirtëror i këtyre mangësive të sistemit është bartur nga viktimat e krimit.

Përgjegjësia për këtë gjendje bie jo vetëm mbi kryesit e veprave të dhunës ekonomike (abuzimit financiar), por kryesisht mbi institucionet e drejtësisë, të cilat po dështojnë t’i mbrojnë qytetarët përmes aplikimit të ligjeve ekzistuese../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë