Loading…

Lulzim Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por Sali Berishës jo

  • 23/10/2021 | 14:25

Lulzim Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por Sali Berishës jo

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se ka diskutuar për tre muaj rresht me Sali Berishën për të gjetur një zgjidhje pas shpalljes “non-grata” nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por Sali Berishës jo. Për tre muaj jam takuar me të. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që nuk e dëmtonte atë dhe as PD-në. Prita që këtë betejë ta bënte personale, për të mos penguar PD-në”.

“Kur nuk veproi atëherë mora vendimin në favor të PD-së dhe demokratëve e mbi të gjitha në interes të Shqipërisë. Deri para dy muajsh nuk kishte asnjë problem me mua, tani jam unë problemi. Nuk kam ndërmend t’i përgjigjem gënjeshtrave flagrante që thuren ndaj meje”, tha Basha./ A2 CNN

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë