Loading…

‘Lum Buroja që e lindi, lum Drenica që e rriti’: Kjo është kënga që iu është kushtuar Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK’së

  • 05/11/2021 | 14:40

‘Lum Buroja që e lindi, lum Drenica që e rriti’: Kjo është kënga që iu është kushtuar Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK’së

Sot me 5 nëntor bëhet një vit që kur ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë arrestuar nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Metro.

Me 5 nëntor të vitit 2020 Dhomat e Specializuara në Hagë kishin bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Një vit më parë, Thaçi, Veseli, dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Ndërkaq, Krasniqi u transferua atje një ditë më parë, më 4 nëntor.

Seancat e paraqitjes së parë të Thaçit dhe Krasniqit u mbajtën më 9 nëntor 2020 para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Nikola Giju. Gjatë këtyre seancave, ata u vetë deklaruan të pafajshëm në lidhje me gjitha pikat e aktakuzës.

Seancat e paraqitjes së parë të Veselit dhe Selimit u mbajtën përkatësisht më 10 dhe 11 nëntor. Të dy të akuzuarit u vetë deklaruan të pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat.

Më 21 prill 2021, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi kërkesat e nëntë viktimave dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, Grupi I.

Deri tash janë mbajtur tetë seanca si konferenca për ecurinë e çështjes.

Për Thaçin dhe të tjerët, është Bajram Gigolli që ka publikuar disa muaj më herët një këngë të titulluar ‘Liria ka emër’.

Më poshtë keni videon dhe mund ta dëgjoni. /gazetametro.net

VIDEO KËTU.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë